Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në bregdetin e jugut.
Ajo ka marrë vëmendjen e fansave me disa paraqitje mjaft atraktive në një palë bikini të kaltra, i cili bënte që të viheshin mjaft mirë në pah format e saj trupore.
Por bikinit dypjesëshe të kaltra me një gur lidhës në mes nuk janë të papara nga fansat, ngase me të njëjtat bikini u shfaq ditë më parë edhe një personazh tjetër i njohur.
Bëhet fjalë për artisten shqiptare me renome botërore, Dua Lipa.
Gjatë pushimeve në Ibiza, 25-vjeçarja u shfaq me një palë bikini të markës “Alessandra Rich” të cilat kushtojnë rreth 476 euro.
Të njëjtat bikini duket se i ka blerë edhe Istrefi, me të cilat ajo u shfaq së fundmi në një fotografi të publikuar me të bijën në InstaStory gjatë pushimeve.
Përndryshe, Dua pak javë më parë kaloi më shumë se një javë pushimi në Shqipëri, duke vizituar vende të ndryshme dhe promovuar turizmin shqiptar në rrjetet sociale. /Telegrafi/