Telegrafi

Nora Istrefi shfaq figurën e mrekullueshme trupore përmes rrobave të larjes

Nora Istrefi (Foto: Instagram/noraistrefi)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, që një kohë të gjatë po qëndron aktive sa i përket industrisë muzikore.

Jo vetëm në këtë fushë, edhe në rrjete sociale ajo në mënyrë të vazhdueshme sjell imazhe nga më të rejat nga ajo.

Nora gëzon një vend të veçantë në tregun muzikor, pasi edhe në pothuajse secilën paraqitje skenike, ajo duket përherë e mrekullueshme.

(Foto: Instastory)

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagra, bukuroshja brune është shfaqur nga pushimet.

Lexo po ashtu Nora tërheq vëmendjen duke u shfaqur në të brendshme gjatë xhirimeve

E veshur me bikini me ngjyrë rozë vezulluese, Nora ka vënë në pah linjat trupore, për të cilat edhe njihet tash e sa kohë.

(Foto: Instastory)

35-vjeçarja në shumicën e rasteve ka theksuar se i kushton vëmendje të tepërt dukjes dhe formësimit të trupit.

Kjo ka bërë që këngëtarja shqiptare të komentohet në masë të madhe, ndërsa edhe ka grumbulluar një numër të konsiderueshëm fansash.

Theksomë se projekti i fundit nga ajo “Anna”, është realizuar para gjashtë muajsh, e që erdhi në bashkëpunim me reperin Gjiko. /Telegrafi/