Nora Istrefi së shpejti do të sjell projektin e saj më të ri.
Pas një pauze në skenën muzikore, pasi u bë nënë e vajzës Renne, këngëtarja i është rikthyer realizimit të projekteve të reja muzikore, transmeton Telegrafi.
Mësohet se kënga i përket zhanrit “reggae” ndërsa do pritet që videoklipi, xhirimet e të cilit tashmë kanë filluar të realizohen, do të publikohet së shpejti.
Sipas pamjeve të para të publikuara nga këto xhirime, artistja do të vijë tejet seksi në videon e saj të re./Telegrafi/