Këngëtarja shqiptare, Nora Istrefi, po shijon momentin.
Aktualisht ajo ka befasuar të gjitha koleget duke lansuar dy këngë të jashtëzakonshme.
Së pari dueti “Ska inat” me Robert Berishën i cili u prit tej mase mirë nga publiku, teksa së fundmi ajo publikoi projektin e ri me Gjikon.
“Gabime” titullohet projekti i cili tashmë është bërë hit në mesin e fansave dhe që bashkë me këngën tjetër e kanë bërë atë të jetë këngëtarja e momentit.
Rikthimi i fuqishëm i Norës ka kulmuar me një sërë koncertesh për të në klubet më të mëdha në të gjitha qytetet shqiptare.
Kujtojmë se Nora u distancua pak nga skena pas lindjes së vajzës Renee, por tash po shfaqet më e fortë se kurrë. /Telegrafi/