Nora Istrefi është padyshim një prej femrave më të bukura të estradës.
Këngëtarja e mirënjohur krahas një karriere të suksesshme, komentohet vazhdimisht edhe për fizikun e saj të kompletuar, e që ajo i kushton rendësin të madhe me përkushtim maksimal në palestër.
E që ka forma të kompletuara e ka dëshmuar edhe në një postim që bëri së fundi në llogarinë e saj në Instagram.
Nora postoi një imazh në InstaStory, ku shihet e veshur vetëm në bikini, duke u shfaq më në formë se kurrë më parë.
“Më mungon vera”, ka shkruar Nora në mbishkrimin e fotografisë që solli për mbi 1.1 milion ndjekësit e saj.
Ndryshe, kujtojmë që kënga e fundit e Norës është “Ay Caramba” që e solli në bashkëpunim me Melindën dhe reperin Gjiko. /Telegrafi/