Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi krahas një karriere të suksesshme në muzikë është mjaft e ndjekur edhe në rrjete sociale ku edhe është mjaft aktive.
Edhe së fundmi autorja e “Më mungon” ka sjellur për admiruesit në Instagram një fotosesion të ri në të cilën padyshim në fokus ishin linjat e saj tërheqëse të trupit.
E veshur me një kostum njëngjyrësh që përbëhej nga një bluzë e shkurtër me mëngë të gjata dhe pantallona të ngjashëm, Nora dukej sa elegante aq edhe atraktive.
Një zinxhir ari varej nga qafa drejtë belit për të kompletuar dhe më shumë dukej e këngëtares teksa grimi i theksuar dhe flokët të vendosura në topuz me disa fije lëshuar sipër ajo dukej e mahnitshme.
“Nëse dashuria ime do të ishte pak më e fortë.. a do të qëndronit”, ka shkruar Nora në mbishkrimin e fotove.
Duke vënë në pah format fizike, Nora u shfaq më e bukur se kurrë më parë ndërsa të shumta ishin edhe komentet e fansave sipër imazheve.
Ndryshe, kujtojmë që artistja shqiptare mbetet e fokusuar edhe në projektet e reja muzikore teksa aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Ciao”. /Telegrafi/