Site icon Telegrafi

Nora Istrefi duket tërheqëse në paraqitjen e radhës në Instagram

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi përveç që është e angazhuar me koncerte, ajo iu qëndron afër fansave edhe me postime të ndryshëm në rrjetet sociale.

E njohur për fizikun e tonifikuar dhe stilin me shumë shije, Nora sjell vazhdimisht imazhe dhe postime të ndryshme si nga ato që kanë të bëjë me angazhimet profesionale ashtu edhe nga përditshmëria.

Edhe së fundmi, krijuesja e hitit “Sa t’kom dasht” u paraqit tejet joshëse në një postim që bëri në InstaStory teksa shihej duke vendosur makijazhin për angazhimin e radhës profesional.

Foto: Nora Istrefi/InstaStory

E veshur me një bluzë të zeza, Istrefi dukej e mahnitshme dhe tërë shkëlqim me një grim më të theksuar në pjesën e syve.

Foto: Nora Istrefi/InstaStory

Ndërkohë, kujtojmë që aktualisht Nora po shijon suksesin e këngës së fundit “Më mungon” që e solli pas një pauze disa mujore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nora Istrefi

Projekti po pritet mirë dhe deri tani ka grumbulluar mbi 1.7 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/

Foto: Nora Istrefi/InstaStory
Exit mobile version