Site icon Telegrafi

Nora Istrefi dhe Albana Osmani frymëzohen nga Kim Kardashian (Foto)

Këngëtarja Nora Istrefi dhe moderatorja e “Top Channel”, Albana Osmani vërtetë nuk kanë asnjë lidhje të përbashkët përsa i përket profesionit të tyre, por përsa i përket pamjes së jashtme dhe look-ut mund të themi se të dyja vajzat janë ndër më të bukurat e personazheve publikë shqiptarë.

Si Nora ashtu edhe Albana, shfaqin linja perfekte trupore dhe nuk është çudi që të dyjave t’i shkojnë për shtat veshje apo aksesorë të njëjtë sepse fiziku i tyre ua lejon këtë gjë.

Dhe ashtu ka ndodhur vërtet!

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga bukuroshet shqiptare

Po të hedhim një sy në profilet e të dyja bukurosheve në Instagram, do të vëmë re se Nora dhe Albana, këtë sezon vjeshte kanë vendosur të frymëzohen nga Kim Kardashian, duke u shfaqur me çizmet e gjata ngjyrë ‘nude’ por të hapura në pjesën e gishtave, që më herët i bëri të njohura Kim në daljet e saj publike rrugëve të New York-ut.

Albana i ka veshur këto çizme në daljen e saj të fundit në “Top Show Mag” ndërsa Nora i ka përdorur për një koncert në Gjermani.

Siç duket, vajzat kanë pasur të njëjtin frymëzim por duhet thënë se në të veçantën që i karakterizon, ato duken vërtetë bukur…

Exit mobile version