Telegrafi

Nora dhe Era të ngazëllyera që përmenden në këngën e Noizyt (Foto)

Hip hop ylli, Noizy, ka publikuar këngën e tij të re mbrëmjen e kaluar.

“Bora” është projekti i ri i Noizyt ku mes tjerash dallohet se ai përmend yjet e mëdha të estradës.

Ai në tekstin e tij përmend Nora Istrefin, Era Istrefin dhe Rita Orën.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare

“Seksi si Nora, e bukur si Era – Rita Ora”, është pjesa e refernit të reperit shqiptar.

Dhe, është Nora ajo që së pari ka shprehur kënaqësin që po konsiderohet seksi nga ylli i repit.

Ndryshe, ka pasuar edhe një reagim nga Era, e cila po ashtu u shpreh mjaft e entuziazmuar që përmendet në këtë projekt.

Në më pak se 24 orë projekti ka arritur mbi 500 mijë klikime. /Telegrafi/