Sulmuesi spanjoll i Celta Vigos, Nolito ka folur rreth një largimi të mundshëm nga ekipi i tij aktual.
Lojtari që ishte i lidhur me një transferim te Barcelona, ka treguar se klubi katalunas ka hezituar të paguajë shumën e kërkuar nga Celta Vigo.
Gjithsesi në garë për t’i siguruar shërbimet e tij mbeten skuadrat e njohura si Arsenal, Tottenham, Liverpool e Wolfsburg.
Në një intervistë për mediat spanjolle, Nolito tregoi se ka refuzuar kalimin në Premier Ligë.
“Në dhjetor kisha oferta të shumta nga Anglia, Kina, Rusia, Gjermania e Dubai, por kam vendosur të qëndrojë te Celta”.
“Jam i lumtur këtu por të ardhmes nuk i dihet dhe ta shohim në verë se çfarë do të ndodh”, tha Nolito. /Telegrafi/