Skuadra angleze është afër të zyrtarizojë sulmuesin spanjoll, Nolito.
Sipas Manchester Evening News, Manchester City mund të nënshkruaj me sulmuesin e Celta Vigos, Nolito, por kjo do t’i kushtojë atyre 14 milionë funte.
Anësori spanjoll ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje në anën Etihad Stadium dhe shihet nga drejtuesit e Cityt si një alternativë e lirë për dallim nga sulmuesi gjerman i Schalkes, Leroy Sane.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Nolito shënoi dhe dhuroi një asistim për Spanjën në ndeshjen ndaj Turqisë në Euro 2016 të premten në mbrëmje, ku fituan me rezultat 3:0.
Sulmuesi i Celta Vigos është shënjestër edhe e gjigantit spanjoll, Barcelonës. /Telegrafi/