Telegrafi

Noizy, Azet dhe Zuna publikojnë klipin e ri “Kriminel”

Reperët Noizy, Zuna dhe Azet kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

“Kriminel” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është punuar nga DJ A-boom.

Kjo këngë e zhanrit hip-hop është publikuar edhe me klip, në të cilin nuk mungojnë femrat dhe skenat në disko.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Vetëm pak ditë më parë, Noizy solli edhe një këngë tjetër “Mbretëresha”, të cilën ia dedikoi nënës së tij, me rastin e festës së gruas.

Me gjasë, “Kriminel” do të jetë hiti i tyre i ri. /Telegrafi/