Telegrafi

Noizy zbulon se titulli i albumit të ri do të jetë “Alpha”

Noizy Foto: Instagram/noizy

Rep-artisti i njohur, Noizy, si duhet nuk e ka ndërmend të ndalet me projekte muzikore.

Kohëve të fundit ai ka rezultuar të jetë mjaft i suksesshëm, me pothuajse të gjitha të rejat që ka sjell në treg.

Tani reperi ka vendosur që të mahnit fansat e tij, duke publikuar kështu albumin e katërt me radhë.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, teksa komentet e ndjekësve të tij ishin shumica pozitive.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme (e diel) Noizy ka zbuluar se albumi i tij do të titullohet “Apha”.

Ai përndryshe nuk ka zbuluar ndonjë detaj tjetër, pasi që ende nuk i dihet edhe data e kësaj prodhimtarie.

Derisa fansat qëndrojnë në pritje, “Freestyle” është hitit tij i fundit që u realizua rreth një muaji më parë. /Telegrafi/