Telegrafi

Noizy vjen me “Freestyle”, nuk mungojnë ‘thumbat’ ndaj kolegëve

Ashtu siç kishte paralajmëruar, reperi Noizy ka prezantuar projektin e ri që njëherësh bëhet fjalë për një “Freestyle”.

Në këtë përfshihen një sërë tematikash nisur nga kolegët dhe ‘diss-at’ që i janë bërë, rrugëtimi i tij e po ashtu një pjesë i dedikohet edhe fansave – të cilët janë të shumtë në numër.

“Sillma një reper këtu që di të bëjë rap, me tregu një histori a diçka nga jeta e vet”, një pjesë e tekstit në të cilët ka ngacmuar kolegët e tjerë që bëjnë të njëjtin zhanër të muzikës.

Noizy (Foto: YouTube)

Kjo pasi viteve të fundit Rigels Rajku (emri i vërtetë) është komentuar mjaft shumë dhe ka qenë pjesë e shumë projekteve tërthorazi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Tekstin e ka shkruar vet Noizy, kurse për muzikën është kujdesur Term dhe Rvchet.

Miksimi dhe masterizimi i këngës u realizua nga Rvchet po ashtu në bashkëpunim me Westpoint studios.

Sidoqoftë, Noizy muaj më parë bëri paqe më reperin Stresi me të cilin ishin rivalë prej shumë vitesh.

Për më shumë, më poshtë ua sjellim projektin e plotë të Noizyt:

/Telegrafi/