Site icon Telegrafi

Noizy u lirua nga paraburgimi në Pejë

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, siç duket u lirua nga paraburgimi 48 orësh, pasi u vetë dorëzua të martën në stacionin policor të Pejës.

Ai ka bërë një sërë postimesh në Instagram, duke vërtetuar se është liruar nga paraburgimi.

Noizy fillimisht publikoi një video, duke bërë një lloj përshëndetje për fansat e tij.

Foto: Noizy / Instagram

Për më tepër, ai ka publikuar gjithashtu një fotografi me avokatin e tij, dhe po ashtu bëri një postim tjetër në ‘InstaStory’ për të njoftuar për koncertin e radhës në Prishtinë.

Noizy u vetë-dorëzua të martën në policinë e Pejës për sherrin e bujshëm që ndodhi disa muaj më parë në një klub nate në Pejë.

Foto: Noizy / Instagram

Në këtë përleshje dyshohet se u përfshinë po ashtu edhe reperi Stresi dhe DJ i Noizyt, Dj Crax. /Telegrafi/

Exit mobile version