Site icon Telegrafi

Noizy tregon sërish anën humane, vazhdon të ndihmojë familjet shqiptare në nevojë

Foto: Instagram

Rigels Rajku apo siç njihet me emrin e artit, Noizy, është bërë i njohur për iniciativat bamirëse që ndërmerr vazhdimisht.

Ai së fundmi në bashkëpunim me nismën “Për njerëzit në nevojë”, ka arritur të ndihmojë disa familje në nevojë.

Lajmi është bërë i ditur nga shoqata humanitare në një njoftim në rrjete sociale duke thënë se së bashku me babanë e reperit ishin në Kukës, ku ndihmuan dy familje.

Foto: Screenshot/Instagram

“Sot ishim në Kukës me babanë e Noizy ku u ndihmuan dy familje kuksjane. Familjes me tre fëmijë ju siguruan të ardhurat për gati dy vite dhe filloi puna për restaurimin total të një shtëpie të një familje tjetër”, thuhet në postim.

Lexo po ashtu Noizy tregon detaje në lidhje me koncertin që paralajmëroi: Do të mbahet në gusht me kapacitet prej 30 mijë vetash

“Njëkohësisht ju njoftojmë që me bashkëpunimin tonë është bërë e mundur blerja e një shtëpie në Durrës për një familje tjetër në nevojë ku shumë shpejt do akomodohet në shtëpinë e re. Zoti i shpërbleftë Noizyn dhe miqtë e tij”, vazhdon më tej postimi.

Krijuesi i hitit “Na jena mbretër” theksoi tutje se shtëpitë e tjera do të postohen në ditët në vijim.

Noizy përndryshe deri më tani ka befasuar shumë herë fansat e ka ndihmuar njerëz në nevojë. /Telegrafi/

Exit mobile version