Telegrafi

Noizy tregon muskujt nga palestra, thotë se ka humbur 25 kilogramë që nga muaji mars

Foto: Noizy/Instagram

Reperi i njohur shqiptar Noizy, i kushton shumë kujdes fizikut dhe paraqitjes së tij të jashtme.

Ai është mjaft i përkushtuar në palestër, ku si rrjedhojë ka arritur të ketë një trup perfekt.

Noizy vendosi që së fundmi të publikoj për fansat në rrjetin social Instagram një fotografi, duke treguar trupin e tij të formësuar sidomos te pjesa e barkut.

Në mbishkrimin e fotografisë, ai shkruan për ndrysheimin drastik që ka përjetuar që nga marsi, duke humbur plot 25 kilogramë.

Foto: Noizy/Instagram

“Në mars isha 105 kilogramë, sot jamë 80 kilogramë”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë.

I njëjti vazhdon të jetë shumë aktiv me projekte muzikore të shumta, gjersa u bëri të ditur fansave pak ditë më parë se kishte shtyrë publikimin e albumit për shkak të gjendjes së vështirë të Shqipërisë, pas dy tërmeteve të fundit. /Telegrafi/