Telegrafi

Noizy thumbon kolegët, publikon shuma të mëdha të hollash

(Foto: Instagram/ZiniZin)

Noizy është ndër reperat më të njohur shqiptarë dhe është ndër yjet shqiptare që thyen rekorde me shikueshmërinë.

Shpesh herë e kanë cilësuar si problematik, por tashmë e shohim më shumë të angazhuar me muzikën, duke lënë menëjanë sherret dhe konfliktet.

Por, thumbimet nuk i lë asnjëherë reperi i hiteve “AK47” dhe “Ole”.

Së fundmi Noizy ka postuar një video ku na tregon një çantë “Victoria’s Secret” dhe në fillim na bën habi, por kur e hap shihen tufa parash.

“Këta hala m’folin për këngë… Ne e mbajmë sekret”, ka shkruar Noizy në këtë postim, shkruan intv.

Duket qartë se e ka për reperët shqiptarë, mbase për ata që këto para i kanë vetëm në tekste këngësh dhe jo në realitet.

Noizy mbetet prej reperëve më të shtrenjt shqiptarë.