Telegrafi

Noizy sjell një pjesë të këngës së re

Noizy (Foto: Instagram/noizy)

Ka kohë që reperi i njohur shqiptar, Noizy, nuk ka publikuar projekte të reja muzikore.

Kjo për shkak se ai gjatë këtyre muajve ishte duke punuar në disa këngë, të cilat do t’i lansojë gjatë verës. Të paktën kështu ka treguar përmes disa postimeve që ka publikuar në InstaStory.

Në llogarinë e tij personale në Instagram, reperi ka publikuar një pjesë të këngës së re që do të titullohet “Epoka ime”.

Noizy gjithashtu, po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së tij më të fundit, “Sekret i bukur”, të cilën e solli në bashkëpunim me DJ A-boom.

Në ditët në vijim presim të shohim befasinë që ka përgatitur ai për fansat e tij të shumtë. /Telegrafi/