Reperi i njohur Noizy vazhdon të mbetet një ndër reperët më aktivë në tregun muzikor.
Ai ka paralajmëruar se këtë të premte do të sjellë në treg projektin e tij më të ri në bashkëpunim me Varrosin.
“Big Daddy” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është punuar në studion e OTR Records.
Noizy ka publikuar së fundmi një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet gjatë xhirimeve të skenave ‘të nxehta’ të kripit të tij më të ri.
Reperi është shfaqur pas të pasmëve atraktive të një femre, teksa buzëqesh para kamerës.
Mbetet të shihet se sa i veçantë do jetë ky projekt i radhës nga dyshja, të cilët janë të njohru për bashkëpunimet e tyre të shumta. /Telegrafi/