Rep-artisti shqiptar, Noizy, njihet në përgjithësi për jetën luksoze që bën.
Përditshmëria e angazhuar e tij nuk e ndalon që të ndajë kohë për palestër, ku edhe shpesh ofron imazhe të ndryshme.
Të njëjtën e ka bërë së fundmi në rrjetin social Instagram, teksa u pa me disa poza që mori para pasqyrës.
Reperi u pa me veshje sportive, ndërsa në rend të parë kishte vënë fizikun e formësuar.
Në disa paraqitje televizive, Noizy ka bërë të ditur se ka palestrën privatë në shtëpinë e tij, ku edhe i ruhet privatësia.
“1 herë e mirë” në anën tjetër është projekti tij i fundit, që deri më tani ka marrë 9.4 milionë klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/