Edhe pse veç sa kemi hyrë në vitin 2020, këngëtarët shqiptarë kanë filluar të punojnë në projekte të reja.
Një të tillë e ka paralajmëruar edhe reperi shqiptar, Noizy, i cili njoftoi se së shpejti vjen me këngë të re.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Instagram.
Në fakt, përmes videos së shkurtër ka sjellë një pjesë të klipit, në të cilin shfaqet me makina superluksoze, siç edhe njihet për jetën që bën.
“Sa komente Rapstar bëhen”, ka shkruar reperi krahas videos, që lë të nënkuptohet se projekti mban titullin “Rapstar”.
Komentet nga ndjekësit nuk munguan që duket se mezi po presin për prurjen e re të 33-vjeçarit.
Ndryshe, “Any little thing” mbetet kënga e fundit e lansuar nga Rigels Rajku (emri i vërtetë i Noizyt), në bashkëpunim me Ay Em dhe Term&Rvchet që ka kaluar shifrën e 1.9 milionë klikimeve.
Ndërsa tani, presim të shohim se çfarë ka përgatitur reperi shumë i pëlqyer në trojet shqiptare. /Telegrafi/