Telegrafi

Noizy rrëfen emocionet e koncertit të parë “Alpha Show”: Kam shpërthyer në lot disa herë

Foto: Screenshot/Instagram

Ndërkohë që kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në koncertin “Alpha Show 2”, Noizy ka bërë një rrëfim emocionues në rrjete sociale, duke kujtuar ndjesitë e po ashtu edhe vështirësitë që hasi në edicionin e vitit të kaluar.

Në një video të publikuar në faqen e “Alpha Show”, reperi ka treguar se ka pasur aq shumë emocione sa ka shpërthyer në lot disa herë.

”Sa herë vjen gushti, vitet do kalojnë, por do më kujtohet gjithmonë Alpha Show. Më kujton adrenalinën, një ndjesi e bukur, vështirësitë që pati, organizimi në ato lloj përmasash, ajo skena e madhe që të ha, vështirësitë për të bërë bashkë 21 kolegë. Por të gjithë e pritën shumë mire dhe u bënë pjesë e një trupi për ta bërë Alpha Show një traditë të kulturës HipHop”, u shpreh artisti.

Foto: Screenshot/Instagram

“Mbaj mend që kam shpërthyer në lot 3-4 herë në prapaskena. Edhe para miqve, nuk po e mbaja dot veten…para se të ngjitesha në skenë, kur isha në skenë, pasi mbaroi koncerti. E mbaj mend kur erdhi mami. E pashë dashurinë që njerëzit tregun dhe thashë se paskan nevojë për pak zhurmë”, theksoi ai mes tjerash.

I njëjti premtoi se më 4 gusht, “Alpha Show 2” do të jetë edhe 100 herë më fort elektrizues.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Noizy

36 vjeçari gjithashtu ka paralajmëruar edhe disa befasi, përfshirë edhe artistët që do të ngjiten në skenë me të. /Telegrafi/