Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, ka reklamuar trofetë e fituar në Zhurma Show.
Enca Haxhia ishte fituesja kryesore në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Zhurma Video Music Awards 12’.
Ajo fitoi çmimet Best Female dhe Best Pop, derisa bashkëpunimi i saj me Noizyn, “Bow Down” u shpall Videoja më e mirë dhe njëherësh fitoi çmimin e internetit.
“Mbrëmjen e kaluar katër trofe. Edhe një herë doja të falënderoja të gjithë fansat tanë. Katër çmime shkojnë vetëm për ju. Ky është shembulli që dua të jap çdo herë, por nga një herë më duhet të mbroj veten dhe të afërmit e mi. Ju dua OTR Enca krenare me ty”, u shpreh Noizy në rrjetin social Facebook.
Kujtojmë se nga përleshja e reperëve ngelën të plagosur Noizy dhe Varrosi, ndërsa të enjten është liruar nga burgu Ylber Abdullahu (Cozman), pasi qëndroi në mbajtje për 48 orë, derisa të përfshirit tjetër, Albert Krasniqi, i është shqiptuar masë paraburgimi prej një muaji. /Telegrafi/