Site icon Telegrafi

Noizy reagon për herë të parë pas ‘diss’-it të Feros: Inatçitë kurrë nuk i zhgënjeva, kanë arsye të më urrejnë

Foto: Fero/Noizy/Instagram

Reperët Fero dhe Noizy duket se janë përfshirë në një debat virtual.

Ishte reperi nga Gjilani, ai i cili në projektin e tij muzikor më të fundit, “1 e keni”, i ka dedikuar disa rreshta reperit nga Shqipëria.

Me një fjalor jo të përshtatshëm për moshat e reja, Fero përveç sharjeve, ia ka kujtuar Noizyt edhe duetin që kishte publikuar vite më parë me Motrat Mustafa.

E kur pati reagime nga fansat, Feri u lajmërua në InstaStory për të treguar se ‘diss’-i nuk ka të bëjë me Motrat Mustafa, duke iu kërkuar kështu edhe falje këngëtareve nga Mushtishti.

Foto: Fero/Instagram

“Fansa, dua t’ju lajmëroj diçka. Ju lutem mos disrespektoni Motrat Mustafa në asnjë mënyrë, ‘dissi’ nuk është për ato, ‘dissi’ është, ju e dini për kë. Kërkoj falje Motrave Mustafa dhe kam respekt për juve”, shkroi reperi, emri i vërtetë i së cilit është Feronit Shabani.

Ndërkohë pas një qetësie gati një ditore, reperi Noizy më në fund duket se bëri një reagim të pritur, ndonëse nuk etiketoi askënd me emër – por duket se u kuptua për kë ishte fjala.

Lexo po ashtu Fero i bën 'diss' Noizyt në këngën e re "1 e keni", ia përmend duetin me Motrat Mustafa

Ai publikoi disa fotografi në rrjetin social Instagram ku shihej i veshur me një nga veshjet e linjës së tij të re të markës “Illyrian”, teksa në mbishkrimin e fotografisë shkroi se nuk ndikohet nga ata që kanë inat ndaj tij, duke lënë të kuptohet në mënyrë të tërthortë se fjala ishte për reperin Fero.

“Inatçitë kurrë nuk i zhgënjeva, kanë arsye të më urrejnë”, kanë qenë fjalët e reperit nga Shqipëria.

Noizy përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të tij më të ri “Epoka”, që ka dalë në shitje javën e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version