Të shtunën, Noizy ka sjellë këngën e tij më të re, të cilën e ka realizuar me videoklip.
Kënga mban titullin “AK47”, ndërsa reperi dëshiron të dijë nga fansat nëse u pëlqen më shumë kënga e re apo “100 kile” që tashmë është bërë hit.
“‘AK47’ apo ‘100 kile’? Më jepni mendimin tuaj. Konkurrencë me veten”, shkruan në postimin e reperit në rrjetet sociale.
Kënga “100 kile” është publikuar para tri javësh (6 korrik). Videoja e postuar në YouTube është pritur shumë mirë nga fansat e reperit dhe deri më tani është shikuar mbi 7.6 milionë herë.
“AK47” është lansuar sot (29 korrik) dhe menjëherë ka kaluar shifrën prej 130 mijë shikimesh në faqen e shpërndarjes së videove. /Telegrafi/