Ledri Vula dhe Noizy pritet të vijnë shumë shpejt në një bashkëpunim.
Dy hip hop yjet prej më të mëdhenjve shqiptar, do të publikojnë projektin e ri të tyre shumë shpejt.
Është vet Noizy ai që në rrjetin social Instagram ka publikuar pamje nga klipi, ku shihet edhe Blerim Destani.
Duket se aktori i mirënjohur do të jetë pjesë e videoklipit të ri të Noizyt dhe Ledrit.
Noizy dhe Ledri vijnë për herë të parë në bashkëpunim.
Ata janë miqësuar shumë kohëve të fundit, e kjo ka kulmuar me një bashkëpunim.
Ledri vetëm para pak ditësh lansoi projektin “TTZ”. /Telegrafi/