Reperi i njohur Noizy është një prej më të ndjekurve nga fansat shqiptarë në rrjetet sociale.
Ai shpesh ndan me ta imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij, ndërsa merr mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tij të shumtë.
Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi shumë të veçantë nga fëmijëria e tij.
Në imazh, ai shihet pranë nënës së tij, ndërsa vërehet qartë nga tiparet e tij të fytyrës, të cilat edhe pse me kalimin e kohës nuk kanë ndryshuar shumë.
“Me ma fal gjithë botën, a e dini që s’është mjaftueshëm” (sic.), ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.
Me një fytyrë të ngrysur dhe me sytë e zi, reperi duket se ka qenë një fëmijë shumë i ëmbël dhe i dashur për rrethin. /Telegrafi/