Telegrafi

Noizy publikon “Naughty Naughty”, bashkëpunimin e ri ndërkombëtar me Predz UK, Swarmz, dhe S1mb

Foto: GRM Daily/YouTube

Reperi i njohur Noizy ka publikuar bashkëpunimin e tij më të ri me emra mjaft të njohur nga tregu i huaj.

Këtë radhë ai vjen në bashkëpunim me reperët: Predz UK, Swarmz, dhe S1mba.

Kënga titullohet “Naughty Naughty” dhe vjen e gërshetuar në disa gjuhë.

Foto: GRM Daily/YouTube

Për tekstin përkatës të secilës repturë, janë kujdesur vet rep-artistët interpretues.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Naughty Naughty” është vizualizuar edhe me një klip mjaft atraktiv, në të cilin nuk mungojnë femrat joshëse me bikini.

Ky është vetëm një nga bashkëpunimet e shumta të reperit shqiptar me emra të njohur nga hip hop-i evropian. /Telegrafi/