Reperi i njohur shqiptar, Noizy, vazhdon të jetë shumë i angazhuar rreth projekteve të reja në muzikë.
Së fundmi, ai ka realizuar një këngë të re, në bashkëpunim me reperin e njohur grek, Snik.
“Gango” titullohet kënga e tyre e re, e cila është vizualizuar edhe me klip.
Muzika është realizuar nga Black H & Bret Beats, gjersa për tekstin janë kujdesur vet dy reperët.
Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë, dhe i është besuar Angel saft.
Muajve në vazhdim, reperi i njohur pritet të sjellë edhe disa këngë të reja në kuadër të festave të fundvitit.
Përveç muzikës, Noizy ka zgjeruar aktivitetin e tij edhe në biznes, dhe ka nën menaxhim disa lokale në Shqipëri. /Telegrafi/