Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re, “Nuk kan besu”.
Kënga është pritur mirë nga fansat e tij dhe që në orët e para ka arritur shifra të larta klikimesh në YouTube.
Noizy ndërkohë vazhdon të jetë aktiv dhe shumë i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e tij.
Së fundmi, reperi ka publikuar në llogarinë e tij personale në Instagram një fotografi, të realizuar në kohën kur ishte vetëm katër muajsh.
Ai shihet në krahët e gjyshes së tij, teksa disa nga tiparet e fytyrës që kishte në atë kohë, i ka trashëguar edhe sot.
Noizy përndryshe e ka filluar karrierën mjaft i ri në muzikë, duke u bërë një ndër rap-artistët më të dashur në trevat shqiptare. /Telegrafi/