Telegrafi

Noizy publikon bashkëpunimin e ri “Big budz”

Foto: Screeshot/YouTube

Reperi i njohur, Noizy ka lansuar projektin më të ri muzikor.

Ai këtë herë ka bashkëpunuar me artistë ndërkombëtar si: Capo Plaza, Kept dhe Konan në projektin që mban titullin “Big budz”.

Kënga është shoqëruar edhe me videoklip të realizuar nga “Snatchy” dhe tashmë gjendet e lansuar në kanalin zyrtar të Noizyt në YouTube.

Foto: Screeshot/YouTube

Për muzikën dhe tekstin e projektit më të ri janë përkujdesur vet reperët.

Kujtojmë që ky projekt i repert shqiptar vjen pas një viti tjetër të suksesshëm.

Foto: Screeshot/YouTube

Krahas këngëve të reja dhe koncerteve, Noizy në fund të gushtit organizoi koncertin më të madh në jetë “Alpha Show” në të cilin ftoi edhe shumë artistët të tjerë vendor për të performuar.

Lexo po ashtu Stresi uron Noizyn për ditëlindje: Faleminderit për gjithçka

Ndërkohë, ai gjithashtu është duke punuar në finalizimin e albumit të ri të quajtur Alpha”. /Telegrafi/