Telegrafi

Noizy publikon albumin e ri “Epoka” më 3 prill

Noizy (Foto: Instagram)

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Noizy, tashmë ka bërë zyrtare datën e lansimit të albumit të tij më të ri.

Ai ka njoftuar fansat se ky album do të publikohet i plotë më 3 prill në versionin ‘audio’, pasi ditë më parë tregoi se e ka të pamundur të xhirojë klipet në këtë situatë.

Albumi po ashtu mban titullin “Epoka”dhe tani Rigels Rajku ka sjell një portret të tij në llogarinë zyrtare, Instagram.

“Albumi EPOKA 03/PRILL”, ka shkruar krahas fotos ai.

Lexo po ashtu Noizy paralajmëron albumin dhe publikon listën e këngëve

Ky është albumi i tetë i Noizyt, i cili vjen pas atij “Zin City” që e solli në vitin 2016.

Më poshtë ju sjellim një listë me albumet e reperit shqiptar:

1.Noizy – Pak me Ndryshe (2009)

2.Noizy – Most Wanted (Mixtape) (2010)

3.Noizy – Living Your Dream (2011)

4.Noizy – Do You Remember Me? (2012)

5.Noizy – The Hardest In The Market (2014)

6.Noizy – The Leader (2014)

7.Noizy – Zin City (2016)

8.Noizy – Epoka (2019)

/Telegrafi/