Site icon Telegrafi

Noizy promovon albumin “Alpha” mes fansash të shumtë që u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë për ta dëgjuar të parët

Ashtu siç kishte premtuar, reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy ka publikuar albumin e ri “Alpha”.

Rap-artisti mblodhi në sheshin “Nënë Tëreza” në Tiranë fansat e tij për të bërë promovimin e albumit duke e dëgjuar se bashku të plotë përpara se ai të lansohej në YouTube dhe platforma të tjera.

Një numër i madh i fansave iu bashkua thirrjes së reperit duke u mbledhur në shesh për të dëgjuar këngët më të reja të tij.

Ju falënderoj që erdhët gjithë ju, me të vërtetë ishte diçka ndryshe edhe për mua, jeni shembull që keni dhënë një super energji keni kërcyer dhe keni dëgjuar me vëmendje. Albumi ALPHA në të gjitha platformat digjitale, në YouTube do te hidhet shumë shpejt #ALPHA”, ka shkruar reperi në postim për të falënderuar të gjithë fansat që u mblodhën në sheshin kryesor në Tiranë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Noizy

Ndërkohë, më pas në mesnatën e 7 prillit, Noizy njoftoi se albumi tashmë mund të gjendet i lansuar në YouTube dhe platforma të tjera muzikore.

Thekosjmë që në “Alpha” janë të përfshira disa bashkëpunime me emra të njohur të estradës si Yll Limani, Elvana Gjata, Buta, MC Kresha, Stine. /Telegrafi/

Exit mobile version