Telegrafi

Noizy po punon në projekte të reja me Elgit Dodën

(Foto: Instagram/ZiniZin)

Hip hop ylli Noizy pritet që të publikojë së shpejti projekte të reja të tij.

Reperi i njohur shqiptar ka kohë që po punon në projekte të reja.

Bashkëpuntori i tij është Elgit Doda, ndërkaq në studion e tij tashmë po finalizohen projektet.

Bëhet fjalë për një varg bashkëpunimesh që Noizy do t’i publikojë me emra të njohur të estradës.

Reperi do të fillojë të publikojë projektet e tij nga qershori, ku edhe pret që të dominojë këtë verë.

Noizy ka kohë që nuk ka publikuar projekt të ri.

Një prej bashkëpunimeve të fundit të suksesshme është kënga me Azetin, “Kriminell”. /Telegrafi/