Reperi i njohur Noizy sot është padyshim një nga më të suksesshmit në estradë.
Por, askujt nuk do t’ia merrte mendja që nuk ishte i tillë shumë vite më parë, kur ishte në bankat e shkollës.
Kjo pasi siç tregon vet reperi, në kohën kur ishte në shkollë, ai ishte një nga ata djemtë i cili mbetej në klasë.
“Po, jam njëri prej atyre që ngela në klasë”, shkruan Noizy në mbishkrimin e një fotografie në Instagram, duke e vazhduar me hashtagun: “Kurrë mos u dorëzo”.
Dhe në fakt një motivim si shprehja e fundit, duket t’i ketë bërë mirë, sepse tani ai prek majat e suksesit si një ndër reperët më të pëlqyer të publikut shqiptar. /Telegrafi/