Telegrafi

Noizy pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar “Bando Diaries me Dutchavelli

Noizy (Foto: YouTube)

Rep-artisti i njohur, Noizy, ka filluar që të thyej barrierat e tregut muzikor shqiptar.

Pas një dueti të realizuar javë më parë, tashmë reperi është bërë pjesë edhe e një bashkëpunimi ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për këngën “Bando Diaries”, që erdhi si ripërpunim i këngës së reperit anglez, Dutchavelli.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes rrjetit social Instagram, teksa Noizy ka ndarë disa sekuenca nga dueti.

Përpos artistit shqiptar, në këtë projekt morën pjesë edhe disa të tjerë sikurse, OneFour, Kekra dhe Divine.

E lansuar orë më parë, kënga që bashkoi reperë të ndryshëm ka arritur të grumbullojë mijëra klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/