Duket se telashet nuk po ndahen nga hip hop ylli, Noizy.
Reperi ditë më parë qëndroi në Breshia të Italisë, ku performoi.
Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për reperin nga Shqipëria.
Pas koncertit ai u përball me disa adhurues që e ofenduan vazhdimisht.
Kjo situatë ishte e papranueshme për reperin i cili filloi të përleshet fizikisht.
Kujtojmë se Noizy vite më parë u plagos në Prishtinë nga Albert Krasniqi pas një përleshje mes grupit të Noizyt dhe grupit të Albertit ku ishin prezent edhe Skivi dhe Cozman. /Telegrafi/