Site icon Telegrafi

Noizy për Alpha Show III: Nuk ka si të jetë dështim një koncert që u shitën më shumë se 22 mijë bileta, por kishte gabime

Foto: Screenshot/Instagram

Pak ditë më parë rap-artisti i njohur shqiptar, Noizy, mbajti “Alpha Show III”.

Megjithatë, ky koncert nuk u vlerësua si më i miri për shkak të disa problemeve që hasën.

Këngëtari ka reaguar së fundmi me një postim në rrjete sociale duke zbuluar se ishin të pranishëm plot 22 mijë njerëz.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai thotë po ashtu se kishte disa probleme teknike, por që nuk mund të cilësohet i dështuar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Noizy

Veç kësaj, Rigels Rajku (emri i vërtetë) u thotë fansave se një të tillë mund ta organizojë sërish në gusht.

Foto: Screenshot/Instagram

“Flasim pak për Alpha Show III edhe për këto statuset që kanë qejf të quajnë sikur Alpha III dështoi. Nuk ka si të jetë dështim një koncert që u shitën më shumë se 22 mijë bileta, e para. është shumë e thjesht me e vërtetu sepse kompanisë mund t’i gjehet lidhja që të marrin shifrat ekzakte të Alpha Show III”, u shpreh ai.

Reperi tutje theksoi: “Ka pasur gabime, po, sepse unë vendosa ta bëj skenën në mes të fushës që është 26 gradë vetë fusha, nxen mbi 15 mijë veta, ta keni parasysh këtë dhe fakti që unë nuk e kisha bllokuar një anë, do të thotë që një faqe e stadiumit kanë bërë koncerte të tjera edhe Albani edhe Elvana, një anë ishte e mbuluar jashtë funksionit. Kur t’i zë një anë të fushës, automatikisht dalin njerëzit para. Tjetra, VIP bëhen në cepa në anash. Ata cepat që keni parë bosh, do të ishin VIP”.


Krejt në fund, Noizy tha: “Ju që keni qejf ta quani dështim, është totalisht e drejta e juaj, por që ata njerëz që ishin aty e dinë saktë se si ishte situata e Alpha III. Po pati probleme se shiu i shkatërroi ekranet, e dinë njerëzit. Edhe ky ishte i vetmi gabim, por që ju e dini që me dasht e bëj edhe Alpha Show edhe në gusht, ta shihni se sa është sahati. Keni qejf ta bëj dhe një tjetër në gusht”. /Telegrafi/

Exit mobile version