Telegrafi

Noizy paralajmëron projektin “Një herë e mirë”, thotë se është ‘diss’

Noizy Foto: Instagram/noizy

Rep-artisti i njohur, Noizy, është ndër ata që ka qëndruar për vite me radhë në industrinë muzikore.

Ai gjatë tërë këtyre viteve solli sërë projekte, përfshirë edhe bashkëpunime me emra të njohur.

Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se do sjellë projektin e ri muzikor.

“Një herë e mirë” mban titullin kënga, i cili pretendohet të jetë ‘diss’ për ish-kolegët e tij.

“Nuk e keni idenë se sa do iu dhemb realiteti. Bëni gati arkivolet”, ka shkruar ai në mbishkrimin e imazhit.

Reperi po ashtu shtoi se kënga do të jetë shumë e gjatë, pasi deri më tani atij i janë bërë rreth tre mijë ‘diss-a’. /Telegrafi/