Telegrafi

Noizy paralajmëron lansimin e albumit të ri

Noizy Foto: Instagram/noizy

Rep-artisti i njohur shqiptar, Noizy, është ndër më të kërkuarit në mbrëmjet muzikore.

Ai për vite të tëra ka qëndruar aktiv me prurjet e reja muzikore, të cilat menjëherë janë bërë hite.

Si duket ai nuk e ka ndërmend të ndalet asnjëherë, pasi në një postim në rrjetin social Instagram ka paralajmëruar diçka të re.

Foto: Instastory

Noizy ka bërë të ditur ardhjen e albumit të ri, ndërsa ka treguar se kësaj radhe do të jetë diçka më madhështore.

“Albumi i ri do të jetë çmendur”, ka shkruar ai në mbishkrim.

Kohëve të fundit vlen të përmendet se reperi ka sjell projekte të shumta, përfshirë bashkëpunime me emra të njohur ndërkombëtarë.

Theksojmë se “1 herë e mirë” është hiti tij i fundit, që kishte në përgjithësi tekst eksplicit. /Telegrafi/