Telegrafi

Noizy paralajmëron koncert madhështor më 21 gusht: Plani i politikës ishte të më ndalnin, por Zoti kishte plane të tjera për mua

Foto: Screenshot/Instagram

Rap-artisti i njohur shqiptar, Noizy, ka paralajmëruar ndjekësit për një koncert më 21 gusht.

Ai tregon se ky koncert do të jetë i veçantë me shumë surpriza dhe se do të mbahet në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Në njoftim, Rigels Rajku (emri i vërtetë) thekson se asgjë nuk mund të ndalë kur është i drejtë dhe në rrugën e Zotit.

“Plani politikës ishte të më ndalnin suksesin dhe punën që unë di të bëj më së miri ‘Muzikën&Koncertet’, mirëpo Zoti kishte plane të tjera për mua”, u shpreh ai.

Themeluesi i OTR shtoi: “Dhe ja ku jemi këtu duke ju vërtetuar se asgjë nuk mund të na ndalë kur jemi në të drejtën tonë dhe në rrugë të Zotit”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Noizy

Ai u lirua nga paraburgimi pak ditë më parë duke ofruar garanci pasurore në vlerë 50 mijë euro.

Nga ana tjetër, DJ i tij Crax po vazhdon akoma të jetë në paraburgim. /Telegrafi/