Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy, është në përgatitje të albumit të tij të ri njëherësh të katërtit me radhë.
Artisti, i cili admirohet në masë të madhe nga publiku, së fundmi ka paralajmëruar albumin e ri.
Ai ka bërë një postim në rrjete sociale duke treguar se ky do të jetë albumi i dekadës dhe se do t’i zbulojë së shpejti të gjitha këngët.
“Albumi është gati dhe publikimi i këngëve do të bëhet çdo javë/ 10 ditë nga një super mega hit. Ky album është më i preferuari deri më tani. Së shpejti tillu dhe këngët”.
“Së shpejti. A jemi gati për albumin e dekadës”, ka shkruar ai në postimin e bërë në Instagram.
“Epoka”, “Zin City” dhe “Pak më ndryshe” – janë tri albumet e mëparshme të Rigels Rajkut (emri i vërtetë) të cilat i ka lansuar ndër vite.
Në vazhdim presim të shohim se çfarë ka përgatitur ylli i muzikës hip hop për fansat e muzikës së tij. /Telegrafi/