Telegrafi

Noizy paralajmëron 12 këngë të reja, zbulon edhe titujt e tyre

Reperi i njohur Noizy vazhdon të jetë aktiv në muzikë, duke u munduar që të sjell vazhdimisht projekte të reja për fansat.

Së fundmi, ai ka zbuluar për ta një befasi, duke paralajmëruar shumë këngë të reja që do t’i sjellë, e që me gjasë do të jenë të p%rmbledhura në një album.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, Noizy u ka kërkuar fansave që të mbajnë në mend 12 tituj këngësh, të cilët janë titujt e këngëve të tij të reja.

“Mbani mënd këto tituj Këngësh: •Toto• ft•Ha ha••Best Friend••Luj edhe pak••Parku i Lojrave• ft• My eyes are Red• ft•Drejt Suksesit• ft•9Milly• ft•A don love A don sex• ft•Po thu• ft•Boss man• ft•Mirsevini•”, ka shkruar Noizy në Instagram.

Nga këto 12 këngë, tetë prej tyre janë bashkëpunime, e sipas burimeve të Telegrafit, njëra nga ta do të jetë me artisten kosovae, Dafina Zeqiri.

Një muaj më parë, reperi nga Shqipëria sollin bashkëpunimin e tij me Altin Sulkun, këngën “Ajshe”, e cila u prit mirë nga publiku dhe ka marrë miliona klikime në kanalin YouTube.

Përveç këngëve, Noizy vazhdon të jetë i angazhuar edhe me koncerte, duke u munduar të gjendet sa më pranë fansave të tij të shumtë. /Telegrafi/