Telegrafi

Noizy i pandalshëm, nënshkruan blerjen e Ferrarit të ri (Foto)

Hip hop ylli Noizy ka treguar se ai nuk dëshiron të ndalet me luksin e tij.

Reperi shqiptar njihet si koleksionues i veturave luksoze në oborrin e tij dhe me to shfaqet edhe në videoklipe.

Ai tashmë e ka një Ferrari

Bëri bujë blerja e një Ferrari prej tij kohë më parë, kurse tash ai është shfaqur në imazhe në rrjetet sociale duke nënshkruar blerjen e Ferrarit të ri.

Ai nënshkrimin me brendin prestigjioz të veturave italiane e bëri të ditur në rrjetin social Instagram.

“Kur isha i vogël bleja çemçakiza me figura të Ferrarit dhe dashuria për të nuk vdiq kurrë. Faleminderit #488Speciale #Ferrari #Shakira “, ka shkruar Noizy në Instagram.

Reperi pak kohë më parë publikoi duetin me Ledrin, “Dje & Sot” që u prit me shumë reagime nga skena muzikore.

AMG, një nga veturat e zakonshme të Noizyt

Noizy mbetet prej reperëve më të kërkuar dhe më të shtrenjtë. /Telegrafi/