Site icon Telegrafi

Noizy me orë dore në vlerë 175 mijë euro

Foto: Noizy/Instagram

Reperi Noizy është një prej emrave më të përfolur në mediat rozë.

Përveç projekteve muzikore, vëmendje të madhe rrëmben edhe jeta e tij private.

Viteve të fundvit, përveç muzikës, ai ka zgjeruar aktivitetin e tij edhe në biznes.

Të ardhurat e mira nga muzika por edhe biznesit, duket se i kanë mundësuar reperit që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.

Vetëm një orë dore që reperi bart me vete kap vlerën e 175 mijë eurove.

Faqja “What they wearin” ka publikuar së fundmi në Instagram një fotografi të orës luksoze “Richard Mille” që reperi mban në dorën e tij.

Reperi shqiptar e ka treguar shpesh në paraqitjet e tij se bën kujdes maksimal në përzgjedhjen e veshjeve, ndërsa duket se harxhon shumë për këtë pjesë. /Telegrafi/

Exit mobile version