Telegrafi

Noizy: Nuk kam pasur kurrë problem me Unikkatilin

Rap-artisti nga Shqipëria, Noizy, po vazhdon të jetë një emër mjaft i lakuar në faqet rozë.

Ai shpesh është komentuar për raportin me rivalët, ndonëse kohëve të fundit ka qenë i përfshirë në një përleshje me reperin Kleviol Ahmeti – Cllevio.

I njëjti së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “1KL”, ku mes tjerash ka folur edhe për marrëdhënien me liderin e TBA-së, Unikkatilin.

Krijuesi i hitit “Na jena OTR” thekson se kurrë nuk ka pasur probleme me reperin e njohur kosovar.

Tutje shton se ata që e kanë shfaqur si të tillë kanë qenë fansat, Pporse kurrë nuk pasur ndonjë problem.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Unë realisht nuk kam pasur asnjë problem me të. Njerëzit që e kanë nxitur këtë janë fansa. As ai nuk ka pasur problem, e as unë s’kam pasur kurrë problem me të”, tha Rigels Rajku (emri i vërtetë).

“Asnjë lloj problemi, zero. S’kemi pasur ndonjëherë problem mesa e di”, shton mes tjerash 35-vjeçari.

Noizy përndryshe me 14 gusht do të mbajë një mega-koncert me të ftuar nga tregu muzikor ndërkombëtar e po ashtu edhe artistë vendor. /Telegrafi/