Krijuesi i shumë hiteve, Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik, Noizy, është edhe një admirues i automjeteve.
Ai ka një koleksion veturash shumë të shtrenjta, në mesin e të cilëve edhe një Ferrari, me të cilin e ka publikuar një fotografi së fundmi në Instagram.
“Ram n’dashni në shikim të parë”, ka shkruar Noizy në publikimin e tij.
Supervetura e reperit besohet të jetë një Ferrari GTB i vitit 2016 që thuhet se kushton rreth 216 mijë euro, edhe pse mediat shqiptare më herët kanë raportuar se kjo veturë i ka kushtuar më shtrenjtë atij (rreth 300 mijë euro).
Theksojmë se Noizy është një admirues i automjeteve dhe ai ka një koleksion veturash shumë të shtrenjta. /Telegrafi/