Reperi i njohur Noizy së fundmi ka zhvendosur veprimtarinë e tij edhe në fushën e biznesit.
Ai ka hapur një ‘shisha bar’ në Durrës, qytet të cilin ai e frekuenton mjaft shpesh.
Se është i lidhur me qytetin e Durrësit, këtë gjë e ka vërtetuar edhe përmes fotografive që ka publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet herë pas here në lokacionet e ndryshme të këtij qyteti.
Së fundmi, Noizy ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku ka treguar se ka vizituar vilën e Mbretit Zog.
Kjo vilë gjendet në majën më të lartë të qytetit, ndërsa ky duket të jetë një ndër lokacionet më të preferuar të qytetit për reperin e njohur. /Telegrafi/