Telegrafi

Noizy ndalohet nga Policia e Kosovës përgjatë kthimit nga koncerti

Noizy Foto: Noizy/Instagram)

Reperi i njohur Noizy vazhdon të jetë një prej emrave më të angazhuar në koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore.

Së fudmi, ai ka performuar për fansat e tij në disa qytete të Kosovës, ku është mirëpritur nga adhuruesit e muzikës së tij.

Duke qenë çdo herë në lëvizje për të ndjekur koncertet, të pashmangshme janë edhe problemet me të cilat herë pas here artistët ndeshen.

Së fundmi, duke se përgjatë rrugës për në një nga koncertet e tij në kosovë, reperi nga Shqipëria nuk e ka respektuar limitin e lejuar të shpejtësisë.

Në një imazh të publikuar së fundmi në InstaStory, Noizy shfaq momentin kur Policia e Kosovës ka ndalur një nga veturat e tij, duke e marrë në pyetje.

Noizy ndalohet nga policia e Kosovës (Foto: Noizy/Instagram)

Megjithatë, më pas ata kanë vazhduar në qetësi rrugën duke i përfunduar me sukses dy koncertet e parapara të reperit në Pejë dhe Vushtri.

Noizy pritet që së shpejti të prezantojë për fansat edhe një tjetër projekt të ri muzikor. /Telegrafi/